Griezmann për lidhjen me Messin dhe Suarezin: Na duhet kohë


load
Gazeta Express
19 Tetor 2019 18:31

Francezi Antoine Griezmann pati gisht në të tria golat e Barcelonës në ndeshjen kundër Eibarit. Ai pranoi se kjo ishte ndeshja e tij më e mira sipas statistikave, mirëpo shtoi se ky është vetëm fillimi.

Antoine Griezmann e pëshkroi paraqitjen e tij në fitoren me rezultat 3:0 kundër Eibarit në Ipurua si më të mirën e tij për skuadrën e Ernesto Valverdes, por shtoi se atij do t’i duhet edhe më shumë kohë për ta formuar një partneritet edhe më të mirë me Leo Messin dhe Luis Suarezin, transmeton Gazeta Express.

“Statistikisht, kjo ishte ndoshta ndeshja ime më e mirë, por sa i përket punës, jam ende në nivelin që isha edhe më parë. Unë punoj në mënyrë që bashkëlojtarët e mi të mund ta shijojnë veten”, ka thënë Griezmann.

“Do të ketë ditë më të mira dhe të tjera jo edhe aq të mira sepse unë sapo kam filluar këto. Ne duhet ta kuptojmë njëri-tjetrin më mirë, mirëpo kjo vjen me kalimin ekohës”.

Sulmuesi francez gjithashtu se si ai dhe Clement Lenglet, bashkëlojtarë edhe në Kombëtaren e Francës, e kishin bërë qysh më parë planin që çoi të goli i parë i Barcelonës, i shënuar nga Griezmann.

“Ne e dinim se vija e mbrojtjes së tyre do të ishte mjaft lart. I thashë Clement se nëse më sheh afër mbrojtësit anësor, ai duhet të ma pasojë topin përpara. Ne krijuam shumë raste të tilla”, tha Griezmann. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart