Griezmann: Messi më tha t’i bashkohem Barcelonës - Gazeta Express
string(46) "griezmann-messi-me-tha-ti-bashkohem-barcelones"

Griezmann: Messi më tha t’i bashkohem Barcelonës

Gazeta Express

24/11/2020 11:53

Antoine Griezmann ka mohuar që raportet e tij me Lionel Messin janë të ftohta. Madje, ylli francez i Barcelonës ka potencuar se pikërisht argjentinasi e kishte këshilluar t’i bashkohej klubit katalunas. Reagimi i Antoine Griezmann vjen në një kohë kur flitej për raporte të ftohta mes tij dhe Messit pasi edhe ish menaxheri i francezit kishte deklaruar se ylli argjentinas është shkak që Griezmann nuk po përshtatet te Barcelona, shkruan Gazeta Express.

“Unë kam vetëm respekt dhe admirim për Messin dhe ai e di mirë këtë. Ish menaxherin, nuk e takoj që prej ditës së dasmës time. Unë refuzova ofertën e parë nga Barcelona dhe erdha aty një vit me vonesë. Kur fola me Messin, më tha se kisha bërë gabim që kisha refuzuar ofertën e parë dhe se do të ishte në krahun tim deri në vdekje. Dhe këtë po e bën çdo ditë”, deklaroi Griezmann në një intervistë në “Universo Valdano.

Lexo Edhe:

Pavarësisht kësaj, Griezmanit dhe Messit nuk po iu shkon mirë së paku në fushë. Koeman është trajneri i tretë që po provon t’i bëjë të luajnë bashkë, por pa sukses.

Antoine Griezmann u transferua te Barcelona verën e vitit 2019 kur katalanët kishin paguar 120 milionë eurot për ta nxjerr nga Atletico Madrid.

Së fundi francezi ka drejtuar gishtin e akuzës edhe ndaj trajnerit aktual Ronald Koeman, pasi në një intervistë për mediat e vendit të tij, deklaroi se me Francën shkëlqen, duke qenë se Deschamps di ta vendosë në pozicionin e duhur./GazetaExpress/