Griezmann, futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori


Gazeta Express
12 Korrik 2019 17:40

Antoine Griezmann është shndërruar në futbollistin e pestë më të shtrenjtë në histori të futbollit, pas Neymar, Mbappe, Coutinho e Joao Felix.

Tashmë është gjithçka e kryer. Barcelona ka paguar klauzolën prej 120 milionëve eurove dhe ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit francez, Antoine Griezmann.

Griezmann është bërë futbollisti i dytë më i shtrenjtë në këtë merkato, pas Joao Felix që u transferua te Atletico Madridi për 127 milionë euro – kurse një tjetër futbollist po ashtu i transferuar në Spanjë plotëson podiumin.

Ai është Een Hazard, që u transferua te Real Madridi nga Chelsea për 100 milionë euro.

Sipas MARCA-s, Griezmann është shndërruar në futbollistin e pestë më të shtrenjtë në histori të futbollit, pas Neymar, Mbappe, Coutinho e Joao Felix.

10 futbollistët më të shtrenjtë në histori të futbollit:

Te fundit


Kthehu lart