Gresa Pallaska ironizon me femrat në palestër, fryn buzët dhe përdridhet


Gazeta Express
18 Prill 2019 12:04

Aktorja e njohur për rolin e saj në serialin ‘Çka ka shpija’, vjen me një video shumë interesante.

Kohëve të fundit shumë nga femrat shqiptare po frekuentojnë mjaft shpesh palestrën.

Kjo vërehet pasi ato nuk po e lënë pa e treguar këtë me anë të fotografive dhe videove të ndryshme që po postojnë në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Express.

Aktorja shqiptare Gresa Pallaska ka ironizuar disa prej tyre me një video të publikuar së fundmi. Pallaska shfaqet së bashku me trajneren e saj duke bërë ushtrime, por bën shprehje qesharake në fytyrën e saj.

Aktorja ka imituar disa nga vajzat që shkojnë në palestër të cilat më shumë kanë ‘gajlen’ se si po duken, se sa për ushtrimet e tyre./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart