Gresa Behlulit thotë se i është fryrë barku


Gazeta Express
13 Nëntor 2019 1:13

Gresa Behluli ka bërë një kuiz pyetje dhe përgjigje në faqen e saj InstaStory

E prej pyetjeve të shumta që i janë bërë nga fansat e saj në këtë rrjet social ishte edhe pyetja për atë se a është ajo shtatzënë a jo?

Në rubrikën e InstaStory Ask me a question?, një fans nga Baseli e ka pyetur Gresën?

“A je shtatzënë?”

Kur këngëtarja ka dhënë një përgjigje interesante duke i ikur paksa pyetjes duke shkruar:

“Flm shumë…jo s’jam, veç jam trash pak hahaha”.

Kujtojmë se këtë vit Gresa i kishte dhënë fund beqarisë duke u martuar me biznesmenin Lulzim Ibrahimin. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart