Greqia vendos rregulla të reja për kalimin nga Kakavija dhe Kapshtica - Gazeta Express
string(69) "greqia-vendos-rregulla-te-reja-per-kalimin-nga-kakavija-dhe-kapshtica"

Greqia vendos rregulla të reja për kalimin nga Kakavija dhe Kapshtica

Gazeta Express

14/08/2020 17:35

Qeveria greke ka marrë vendim për të kufizuar hyrjen përmes pikave kufitare tokësore me Shqipërinë, duke vendosur kufizime të ashpra.

Përjashtim nga këto rregulla bëjnë personat që mbajnë pasaportë greke, leje qëndrimi apo ata që kanë leje kalimi për arsye të veçanta.

Lexo Edhe:

Deri më 31 gusht, përmes Kakavijës do të lejohet hyrja e 750 personave në ditë, ndërsa për Kapshticën do të ketë një limit prej 300 persona. Orari i kalimit është nga ora 07:00 deri në 23:00.

Ndërkohë për këdo që do të hyjë në kufirin grek nga data 16 gusht deri më 31 gusht, do të qëndrojnë 7 ditë të karantinuar në shtëpi. Përjashtim bëjnë vetëm drejtuesit e kamionëve. Personat që shkelin masat e karantinës do të gjobiten me 5 mijë euro.

Për të gjithë ata që do të kalojnë kufirin nga data 17 gusht deri më 31 gusht, duhet të kenë test negativ për COVID të kryer gjatë 72 orëve të fundit, test që kërkohet dhe për fëmijët deri në 9 vjeç.

Nga data 17 gusht deri më 31 gusht, të gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin në pikat kufitare:

1) Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike ose private të certifikuara në Shqipëri, (nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)

2) Vërtetim diagnozë në anglisht (në të cilën duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të individit

3) Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).

Gjatë ditës së sotme ka pasur një dyndje të jashtëzakonshme për të kaluar pikën kufitare të Kakavijës. Radha e makinave ka shkuar deri në 20 km gjatësi. Shkak për këtë është bërë fakti se në doganën greke janë të punësuar vetëm dy mjetë të cilët kryejnë testime për udhëtarët.