Greqia shqyrton ligjet që kanë të bëjnë me Maqedoninë e Veriut


Gazeta Express
14 Maj 2019 11:39

Komisioni për siguri nacionale dhe çështje të jashtme në Parlamentin grek sot do të mbajë mbledhje, në të cilën do t’i shqyrtojë projekt ligjet e dala nga Marrëveshja e Prespës.

Do fillohet nga shqyrtimet e parashtruara nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë për hapjen e vendkalimeve të reja kufitare afër Majdenit dhe “Markova noga”, si dhe për ngritjen e Zyres për lidhje në Shkup në nivel të ambasadave dhe të Zyres për punë konsullare, ekonomike dhe tregtare në Manastir në nivel të Konsullatës së përgjithshme, raporton MIA.

Projekt ligjet dalin nga marrëveshjet e nënshkruara në Shkup në mars dhe prill të këtij viti, ndërkaq raportues në Komision janë deputetët Jorgors Ximanis nga SYRIZA dhe Jorgos Kumucakos nga Demokracia e Re.

Njëri propozim ligj është nën titullin “Ratifikimi i Marrëveshjes mes Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me vendosjen e vendkalimit të ri kufitar mes dy vendeve, që do t’i lidhë Promahin në Republikën e Greqisë me Majdenin në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa i dyti nën titullin “Ratifikimi i Marrëveshjes mes Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me vendosjen e vendkalimit të ri kufitar në rajonin e Liqenit të Prespës dhe dispozita të tjera”.

Pasi që projekt ligjet të marrin dritë të gjelbër nga Komisioni kompetent për mbrojtje nacionale dhe punë të jashtme në Parlamentin grek, më pas do të dërgohen për ratifikim në mbledhje plenare në Parlament.

Projekt ligjet e parashtruara në Parlamentin grek, të cilat janë akte të posaçme i përfshijnë marrëveshjet e lidhura në Shkup, njëra më 8 mars 2019, tjetra më 2 prill 2019, janë nënshkruar nga ministrat e: Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugallos, Mbrojtjes Civile, Ollga Gerovasili, Financave, Evklidis Cakallatos, Transprotit dhe Lidhjeve, Hristos Spirxis dhe ministrja alernative për Punë të jashtme, SIa Anagnosopulu./MIA/

Te fundit


Kthehu lart