Greqia merr masa të reja “për t’ua mbyllur derën” emigrantëve


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 22:57

Greqia njoftoi të premten se do të vendosë më shumë roje kufitare për “t’u mbyllur derën” siç thonë autoritetet, imigrantëve që nuk gëzojnë të drejta për të qëndruar. Ky shënon aktin më të fundit të një qasje të ashpër kundër azilkërkuesve, në një kohë kur është shtuar sërisht numri i të ardhurve.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha në parlament se kishte miratuar vendosjen e 400 rojeve në kufirin tokësor mes Greqisë dhe Turqisë dhe 800 të tjerëve për në ishujt e vendit. Greqia gjithashtu do të rinisë operacionet e patrullimit në det siç tha ai.

Të mërkurën, qeveria konservatore e zgjodhur në muajin korrik njoftoi planet për të mbyllur kampet e mbipopulluara të refugjatëve në ishuj dhe t’i zëvendësojë ato me qendra pritesë të kufizuara.

“Do të mirëpresim në Greqi vetëm ata që zgjedhim ne. Ata që nuk janë të mirëpritur do të kthehet. Do t’u mbyllim përgjithmonë derën trafikantëve të paligjshëm të qënieve njerëzore dhe atyre që duan të hyjnë edhe pse nuk kanë të drejtë azili”, tha zoti Mitsotakis.

Greqia ishte porta kryesore e kalimit drejt vendeve të tjera të Bashkimin Evropian për më shumë se një milion njerëz që u larguan nga zonat e konfliktit mes viteve 2015-2016.

Numri i emigrantëve e refugjatëve të ardhur nga Turqia është rritur sërisht dhe më shumë se 37 mijë persona mbahen në ishuj, në qëndra të mbipolluara jashtë kapaciteteve të tyre. Qeveria ka në plan të lëvizë 20 mijë vetë nga ishujt më të brendësi të vendit deri në fund të vitit dhe pret ndërtimin e godinave të reja deri në korrik 2020.

Te fundit


Kthehu lart