Grenelli godet Bidenin pas debatit: E humbi kontrollin - Gazeta Express
string(53) "grenelli-godet-bidenin-pas-debatit-e-humbi-kontrollin"

Grenelli godet Bidenin pas debatit: E humbi kontrollin

Gazeta Express

30/09/2020 9:32

Ambasadori amerikan që është edhe emisar special i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar në Twitter pas debatit mes presidentit Trump dhe Joe Biden, duke thënë se Bideni e humbi kontrollin.

“Dhe përsëri, Joe Biden e humbi kontrollin. Ai godet “Ti je presidenti më i keq në histori”, shkroi Grenelli në Twitter, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndryshe, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kandidati demokrat për këtë post, Joe Biden, janë përplasur për disa çështje gjatë debatit të parë për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Sipas një ankete të organizuar nga televizioni CNN, gjashtë në dhjetë përcjellës të debatit mes dy kandidatëve presidencialë në Shtetet e Bashkuara mendojnë se Joe Biden ka dalë fitues, ndërsa vetëm 28 për qind besojnë se debatin e fitoi presidenti aktual.