Grenell pas takimit me Kurtin: Nuk jam i interesuar të përfshihem në formimin e qeverisë - Gazeta Express
string(87) "grenell-pas-takimit-me-kurtin-nuk-jam-i-interesuar-te-perfshihem-ne-formimin-e-qeverise"

Grenell pas takimit me Kurtin: Nuk jam i interesuar të përfshihem në formimin e qeverisë

Gazeta Express

23/01/2020 10:59

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, pas takimit me të parin e LV-së, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do që të përfshihet në përplasjen për krijimin e qeverisë së re në vend, teksa ka përsëritur thirrjen për heqje të taksës prej 100 për qind, raporton Gazeta Express

Grenell ka deklaruar se i inkurajon liderët në vend që të veprojnë sipas ligjit, duke mos komentuar zhvillimet në bisedimet për koalicion.

Lexo Edhe:

“Ishte kënaqësi të shoh përsëri z. Kurti, formimi i qeverisë së re nuk është problemi im dhe nuk jam i interesuar që të përfshihem aspak. Dua të them dy gjëra: i thashë z. Kurtit se ne jemi duke shikuar se çka po ndodh, ju inkurajojmë që t’i ndiqni rregullat sikur të gjithë”, thotë ai.

Grenell ka shtuar se është në Kosovë që të ndikojnë në ndihmë për ekonominë e vendit.

“Dua të sqaroj se shtytja ekonomike që unë dua ta bëj është më e rëndësishmja, formimi i vendeve të reja të punës, njerëzit janë të interesuar që të ndihmojnë ekonominë këtu. Administrata e Trumpit ka qenë mjaft e suksesshme në rritje të ekonomisë duke u ndihmuar bizneseve përmes qeverisë”, shton ai.

Ambasadori amerikan në Berlin ka shtuar se do të kërkojë nga politikanët tjerë në vend, në takimet që do t’i mbajë sot gjatë ditës, që të hiqet tarifa 100 për qind për produktet serbe e boshnjake.

Ai ka deklaruar se do të kërkojë ndërkaq nga Beogradi, ku do të qëndrojë nesër gjatë ditës që të ndalin fushatën për tërheqjen e njohjeve.

“Jam duke u munduar që të injoroj përplasjet politike dhe të koncentrohem në rritje ekonomike dhe për këtë kam kërkuar nga z. Kurti dhe do të kërkoj edhe nga politikanët tjerë që është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë tutje në zhvillim ekonomik që tarifa 100 për qind të hiqet. Kjo është një gjë që duhet të largohet në të njëjtën kohë fushata për tërheqje të njohjeve nga Serbia duhet të ndalet. 

Unë do ta përcjell të njëjtin mesazh edhe në Beograd. Ky është mesazhi që e mbaj këtu sot edhe në Serbi”, shtoi Grenell.

Emisari amerikan në dialogun Kosovë – Serbi pas pak pritet të takohet edhe me të parin e LDK-së, Isa Mustafa. /GazetaExpress/