Grenell: Më vjen mirë që Kosova dhe Serbia e panë ‘dritaren e vogël’ që Trump e hapi për to - Gazeta Express
string(88) "grenell-me-vjen-mire-qe-kosova-dhe-serbia-e-pane-dritaren-e-vogel-qe-trump-e-hapi-per-to"

Grenell: Më vjen mirë që Kosova dhe Serbia e panë ‘dritaren e vogël’ që Trump e hapi për to

Gazeta Express

28/01/2020 7:05

I dërguari Special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur për përkushtimin e presidentit të Amerikës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kohëve të fundit ka shtuar angazhimin e tij për Kosovën dhe Serbinë.

Lexo Edhe:

Richard Grenell, i dërguari Special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, në një intervistë për “Tanjug”, ka thënë se, tash prioritet i presidentit Trump është arritja e marrëveshjes për hapjen e linjës hekurudhore Prishtinë-Beograd, transmeton lajmi.net.

Në këtë intervistë, Grenell ka folur për investimet amerikane në Kosovë dhe Serbi.

Sipas tij, ka kompani amerikane, e në veçanti, ndërmarrje të cilat siç u shpreh Grenell, janë të etura që të investojnë apo të bëjnë biznes në Kosovë dhe Serbi, por që presin që të ketë përkushtim dhe stabilitet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Grenell po ashtu theksoi se në rast se nuk arrihet stabiliteti në mes të Kosovës dhe Serbisë, atëherë, presidenti amerikan, Trump, do të thotë se këto kompani e ndërmarrje amerikane nuk do të investojnë në asnjërin prej këtyre vendeve.

“Kompanitë e veçanërisht ndërmarrjet amerikane, të cilat mezi presin të krijojnë biznes në Kosovë dhe Serbi, dëshirojnë stabilitet. Përndryshe, ata nuk do të investojnë më tej në rajon”, ka thënë Grenell për “Tanjug”, transmeton më tutje lajmi.net.

Grenell në këtë intervistë po ashtu ka folur edhe për vizitën e tij në Kosovë dhe Serbi si dhe për përshtypjet e tij nga takimet që kishte me përfaqësuesit e të dyja shteteve.

“Unë vlerësoj sinqeritetin e presidentit Vuçiq si dhe të presidentit Thaçi dhe të gjithë liderëve politik në Kosovë. Ndihem mirë që ata e kuptuan urgjencën e situatës.  Ndjehem edhe më mirë se ata e “dritaren e vogël”, që presidenti Trump ka hapur për ta. Unë jam shumë i kënaqur me ato që kam dëgjuar deri më tani nga drejtuesit në Beograd dhe Prishtinë”, u shpreh Grenell.

Theksojmë se gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi, Grenell kishte kërkuar nga përfaqësuesit politik të të dyja shteteve që të bëjnë më shumë për ekonominë dhe punësimin, ndërkohë që ai është deklaruar që nuk është i interesuar që të ndërhyjë në çështjet e brendshme politike, qoftë në Prishtinë qoftë në Beograd.

Ndërkaq, mesazhet kryesore të Grenell gjatë vizitës së tij ishin mjaftë të qarta për liderët politik të të dyja vendeve.

Në Kosovë, Grenell kishte kërkuar që të hiqej taksa ndaj mallrave serbe, ndërkaq në Serbi, iu kishte kërkuar autoriteteve serbe që të ndalojnë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës.

Sot delegacionet e Kosovës dhe Serbisë u takuan në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin me  Grenell, ku biseduan për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Prishtinës dhe Beogradit.