Grenell kryen kontrollin 3-mujor nëse i është rikthyer kanceri, tregon rezultatin e analizave - Gazeta Express
string(92) "grenell-kryen-kontrollin-3-mujor-nese-i-eshte-rikthyer-kanceri-tregon-rezultatin-e-analizave"

Grenell kryen kontrollin 3-mujor nëse i është rikthyer kanceri, tregon rezultatin e analizave

Gazeta Express

30/09/2020 7:50

Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kryer kontrollën rutinore 3 mujore për kancer.

Ai ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Instagram ku ka treguar se pas kontrollave mjeku i ka kumtuar lajmin se funksionimi i gjakut të tij është në rregull, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Grenell ka qenë i prekur nga kanceri në gjak dhe tash e shtatë vjet ai është shëruar.

“Sot ishte muaji i tretë i verifikimit të Kancerit. Pas shtatë vjetëve është akoma stresuese të testohesh, frika se Kanceri i gjakut do të rikthehet është e vërtetë. Sot dëgjova fjalët magjike që erdhën nga superheroi doktor “funksionimi i gjakut tuaj është i qetë”. “Unë e dua gjakun e qetë. E urrej kancerin. Jam falënderues që akoma jam pa kancer”, ka shkruar Grenell në rrjetin social Instagram./Express/