Grenell debat n'Twitter me kongresmenin amerikan i cili i thotë se mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezik - Gazeta Express
string(109) "grenell-debat-ntwitter-me-kongresmenin-amerikan-i-cili-i-thote-se-mobilizimi-ushtarak-i-serbise-perben-rrezik"

Grenell debat n’Twitter me kongresmenin amerikan i cili i thotë se mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezik

Lajme

Gazeta Express

28/05/2023 22:05

Në Twitter është zhvilluar një debat në mes të kongresmenit, Zach Nunn me ish-emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Të shtunën, Zach Nunn, nuk u pajtua me reagimin e sekretarit amerikan, Antony Blinken që kritikoi ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për veprimet në Veriun e Kosovës.

Lexo Edhe:

Nunn tha se “SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën”, duke shtuar se “Kosova është aleat i SHBA-ve”.

Më pas, erdhi reagimi i Grenellit i cili Kurtin e cilësoi si “anti-amerikan”, duke thënë se “Kurti ka kundërshtuar të gjithë presidentët amerikanë gjatë karrierës së tij politike”.

Por debati ka vazhduar edhe sot, kongresmeni amerikan, ka thënë se mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezik të madh”.

”Unë kam punuar një karrierë me popullin e Kosovës. Ata janë të guximshëm dhe kanë krijuar një demokraci. RichardGrenell mund të mos ju pëlqejnë zgjedhjet zgjedhore të votuesve, por me 3 muajt tuaj si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare, duhet të dini se mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezikun më të madh”, ka shkruar ai në Twitter.

Më pas ka ardhur reagimi i Grenellit duke thënë se të gjithë perëndimorët kritikuan Kurtin, përfshirë edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Albin Kurti po dënohet nga çdo aleat perëndimor – si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët për dështimin për të zbatuar rezolutat e mëparshme. Edhe Serbia duhet t’i respektojë këto marrëveshje dhe nuk e humb kurrë mundësinë (siç bëra këtë javë kur isha në Shqipëri dhe Serbi) për të kërkuar që liderët të largohen nga Rusia dhe Kina dhe drejt SHBA-së”, ka shkruar Grenell duke shtuar se KFOR’i është shumë i shqetësuar. /Gazeta Express