Gratë rrihen nga kosovarët, raportohen disa raste të dhunës - Gazeta Express
string(58) "grate-rrihen-nga-kosovaret-raportohen-disa-raste-te-dhunes"

Gratë rrihen nga kosovarët, raportohen disa raste të dhunës

Lajme

Gazeta Express

25/02/2021 9:19

Gjatë 24 orëve të fundit janë rritur rastet me dhunë në familje, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar gjithsej tri raste me dhunë në familje, shkruan Express.

Në fshatin Dvorishtë të Podujevës një person është arrestuar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër.

Lexo Edhe:

“Fsh. Dvorishtë, Podujevë 24.02.2021 – 18:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Në komunat e Suharekës dhe Vushtrrisë janë raportuar nga një rast i dhunës fizike të ushtruar në bashkëshorten e tyre.

“Suharekë 24.02.2021 – 18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull  kosovar-bashkëshorti i saj. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me konsultim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

“Vushtrri 25.02.2021 – 00:10. Viktima femër kosovar ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës, vajzës i ka shkaktuar lëndime të dukshme trupore. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi ndërsa i dyshuari nuk është hasur ende. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdo të hetohet.”