Gratë që jetojnë afër rrugëve me trafik ka më shumë shanse të mbesin infertile


Gazeta Express
25 Qershor 2019 21:06

Gratë që jetojnë në zona me ndotje të mëdha mund të përballen me rrezikun e të qenit infertile, thotë një studim.

Hulumtuesit frikësohen se frymëmarrja në ajër të ndotur pengon një hormon krucial që rregullon numrin e vezëve në ovarie.

Gjetjet bazohen në ndotjet që ndodhin nga vetuart dhe fabrikat.

Shkencëtarët italianë kanë marrë gjak nga 1.318 gra për të analizuar nivelet e hormonit anti-Mullerian në bazë të vendit ku jetojnë.

Hormoni, i cili sekretohet nga qelizat në ovarie, përdoret për të treguar shanset e grave për të mbetur shtatëzënë.

Niveli i vogël tregon mundësi të vogla.

Gratë që kanë qenë në këtë hulumtim kanë jetuar në Modena nga viti 2007 deri në vitin 2017 dhe janë krahasuar me adresat e tyre ku jetojnë.

Gjashtë nga dhjetë gratë që kanë pasur shtëpitë afër rrugëve me trafik ishin në rrezik të infertilitetit. Për krahasim katër në dhjetë gra që jetonin në zona pak të zëna ishin në rrezik të infertilitetit.

Gjetjet janë prezantuar në takimin e 35-të të Shoqatës Europiane për Ripordhim në Vienë/Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart