Gratë me mbipeshë gjatë shtatzënisë rrezikojnë zhvillimin e diabetit te foshnjat e tyre


Gazeta Express
20 Qershor 2019 12:08

Gratë, të cilat janë obeze gjatë shtatzënisë e trefishojnë rrezikun për diabet te foshnjat e tyre, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Sipas Rebbeca Reynolds, ky studim duhet të jetë si paralajmërim për gratë shtatzëna dhe strategjitë për të zvogëluar obezitetin te këto gra janë urgjentisht të nevojshme. Profesoresha Reynolds dhe ekipi i saj kanë analizuar informacionet e 118.201 fëmijëve të lindur në mes të viteve 1950 dhe 2011. Ata kanë vërejtur se fëmijët, që janë lindur nga nënat obeze me kohë kanë zhvilluar tipin D të diabetit si dhe disa sëmundje të zemrës. Këto sëmundje gjithashtu rrisin rrezikun për vdekje të hershme.

Arsyeja se pse obeziteti i nënës sjell diabetin te foshnjat ende nuk dihet. Sipas një teorie thuhet se nënat obeze krijojnë një ambient të papërshtatshëm për zhvillimin normal të fetusit. Ky ambient përmban sasi të lartë të glukozës, insulinës dhe kimikale të dëmshme, të cilat përkeqësojnë procesin metabolik të zhvillimit të foshnjës.

Periudha e shtatzënisë është një periudhë shumë e ndjeshme për zhvillimin normal dhe shëndetin e foshnjës, kështu që nënat duhet të kenë kujdes të theksuar në ushqyerje dhe aktivitete fizike. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart