Gratë me diabet janë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës se meshkujt


Gazeta Express
19 Korrik 2019 12:19

Studimi i ri thotë, se gratë e diagnostikuara me diabet janë më të rrezikuara të përjetojnë çrregullime të zemrës në krahasim me meshkujt me të njëjtën sëmundje.

Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore”European Association for the Study of Daivetes”, gratë që janë të diagnostikuara nga tipi 1 i diabetit janë për 47% më të rrezikuara nga çrregullimet e zemrës, në krahasim me meshkujt me po të njëjtën sëmundje.

Hulumtuesit grumbulluan informacionet e 14 studimeve të kaluara, të cilat konsistonin në 12 milion pjesëmarrës. Sipas pjesëmarrësve të këtij studimi, rreziku i prekjes nga ndonjë çrregullim i zemrës varet shumë nga diabeti.

Gjithsesi, në studimin e fundit ka rezultuar se gratë që ishin të diagnostikuara me tipin 1 të diabetit ishin për 5.5 herë më të rrezikuara nga çrregullimet e zemrës, kurse meshkujt ishin vetëm për 3.47 herë të rrezikuar, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Express

Sipas shkencëtarëve, ekziston një numër i madh i arsyeve për këtë çështje. Një nga arsyet më të rëndësishme është, se diabeti i vendos gratë në rrezik më të lartë për shkak se ato kanë më pak tendencë të marrin trajtimet dhe masat e tjera parandaluese.

Ata tregojnë se ende nuk dihet mekanizmi i saktë, se si diabeti ndikon në mënyra të ndryshme tek gjinitë e ndryshme. Mirëpo, shkencëtarët janë të bindur se me anë të studimeve të tjera do të arrihet të zbulohet./Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart