Granit Xhaka ishte afër të shënojë golin e vitit, çfarë predhe!


load
Gazeta Express
21 Tetor 2019 21:51

Sheffield United është duke e mposhtur 1-0 Arsenalin pas 45 minutave lojë në stadiumin “Bramall Lane”.

Pas disa rasteve të mira të humbura, “Topçinjtë” u ndëshkuan në minutën e 30-të. Lys Mousset shënoi për t’i shokuar mysafirët, raporton Gazeta Express.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim, Granit Xhaka ishte shumë afër që të barazonte shifrat në 1-1.

Ai goditi fuqishëm nga distanca, por Dean Henderson ia mohoi një gol të bukur, që do të ishte ndoshta në mesin e më të mirëve këtë sezon.

Te fundit


Kthehu lart