string(109) "grand-prix-i-zagrebit-distria-krasniqi-e-fiton-medaljen-e-argjendte-ne-finale-u-mposht-nga-xhudistja-japoneze"

Sport

Gazeta Express

15/07/2022 18:20

Grand Prix i Zagrebit: Distria Krasniqi e fiton medaljen e argjendtë, në finale u mposht nga xhudistja japoneze

Sport

Gazeta Express

15/07/2022 18:20

Një tjetër medalje e argjendtë është shtuar në sirtarin e xhudistes Distria Krasniqi.

Garuesja jonë arriti që sot ta rrëmbej të argjendtën në Grand Prix-in e Zagrebit, shkruan Gazeta Express.

Distria në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë pësoi humbje nga japonezja, Utta Abe.

Deri në finale, ajo erdhi pasi triumfoi në gjysmëfinale ndaj izraelites Gefen Primo, me waza-ari.

Në çerekfinale, Krasniqi eliminoi mongolezen, Khorloodoi Bishrelt.

Paraprakisht, në raundin e dytë, Distria Krasniqi mposhti me IPPON xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye.

Ndërkohë, në raundin e parë e kaloi lehtësisht xhudisten qipriote, Sofia Asvestan. /Gazeta Express/