Gramoz Ruçi përjashton deputetin e opozitës së re. Ndërpritet seanca - Gazeta Express
string(67) "gramoz-ruci-perjashton-deputetin-e-opozites-se-re-nderpritet-seanca"

Gramoz Ruçi përjashton deputetin e opozitës së re. Ndërpritet seanca

Gazeta Express

24/09/2020 11:37

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga punimet e seancës parlamentare, deputetin e opozitës së re Adriatik Alimadhi.

Deputeti Alimadhi mori fjalën për procedurë, por teksa ai filloi fjalimin kryeparlamentari Ruçi e ndërpret duke i kërkuar të ulët, pasi nuk po flet për procedurë dhe është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Lexo Edhe:

Alimadhi: Nuk mendoj se ish-partisë kriminale komuniste, sot Partia Socialiste të na përfaqësojë…

Ruçi: Ku është procedura këtu. Ulu. S’ke replikë. Ta kam hequr fjalën. Po më the komunist dhe ballist, jemi ndarë që në ’44-n.

Alimadhi: Ky podium ka pasur deputetë të ndryshëm të partisë kriminale komuniste…

Ruçi: Ulu. Po të tërheq vëmendjen se ke bllokuar foltoren. Jam i lumtur në identitetin tim, ti duhet të jesh fatkeq për identitetin tënd. Ulu. Po të jap vërejtje, do të përjashtoj nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrë jashtë deputetin. Nëse nuk del, do të përjashtohesh me 10 ditë.