Grabitje spektakolare në mes të kryeqytetit, tre persona "zbrazin" argjendarinë - Gazeta Express
string(76) "grabitje-spektakolare-ne-mes-te-kryeqytetit-tre-persona-zbrazin-argjendarine"

Grabitje spektakolare në mes të kryeqytetit, tre persona “zbrazin” argjendarinë

Gazeta Express

18/01/2020 8:10

Ky është momenti kur një makinë tip “Range Rover” futet nga dera e përparme e një dyqani argjendarie.

Ngjarja ka ndodhur më 25 tetor të vitit të shkuar në Shepherds Bush në Londër, por vetëm sot, policia ka publikuar pamjet.

Lexo Edhe:

Videoja tregon momentin kur makina e zezë futet në argjendari duke trembur personat që ndodheshin në ambientet e saj. Më pas, nga automjeti dalin 3 persona, që me një kamxhik të madh nisën të shkatërrronin raftet dhe marrin prej tyre bizhuteri me vlera.

Grabitësit më pas detyrohen të përdorin një derë tjetër për tu larguar, të cilën e thyejnë me anë të një çekiçi.

Pjesë e grupit që theu dhe më pas grabiti bizhuteritë ishte edhe Ben Wegener, i cili u kap në flagrancë dhe u dënua me 10 vite burg. Dy të dyshuarit e tjerë arritën të shpëtojnë dhe janë akoma në gjendje të lirë.

CCTV robbers smash up jewelry shop with hammers in dramatic London heist

CCTV shows moment Range Rover is rammed into jewelry shop and thieves use hammers to lift £150,000 worth of gems in Shepherd’s Bush. Ben Wegener, 34, was jai…