Grabitje me armë në një pikë karburantesh në Prishtinë, hajnat vjedhin 300 euro - Gazeta Express
string(79) "grabitje-me-arme-ne-nje-pompe-karburantesh-ne-prishtine-hajnat-vjedhin-300-euro"

Grabitje me armë në një pikë karburantesh në Prishtinë, hajnat vjedhin 300 euro

Gazeta Express

28/10/2020 8:57

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një grabitje me armë në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, raporton Express.

Tre persona të maskuar, duke e kanosur personin që ishte duke punuar në marketin e pompës së derivative, kanë grabitur 300 euro para të gatshme.

Lexo Edhe:

“Rr. Mon Balaj, Prishtinë 27.10.2020-01:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në marketin e pompës së derivateve, tre persona të panjohur, të maskuar, njëri prej tyre me armë të gjatë, duke e kanosur i kanë grabitur rreth 300 € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Gazeta Express