Grabitja në Rinas, reagojnë për herë të parë publikisht prokuroria dhe policia


Gazeta Express
19 Prill 2019 18:10

Këtë të premte në media janë publikuar disa emra të dyshuarish të cilët mund të kenë marrë pjesë në grabitjen spektakolare të Rinait më 9 prill, por sipas policisë, të gjitha lajmet janë të pasakta.

Në një reagim të përbashkët të prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit, thuhet se grupi i posaçëm hetimor deklaron se emrat e publikuar janë të pasaktë.

Në reagim po ashtu kërkohet ndihma e qytetarëve që mund të kenë informacion më tepër mbi ngjarjen e rëndë ku u vodhën miliona euro. Në reagimin e prokurorisë e policisë nuk flitet fare nëse ka apo jo të dyshuar, por vetëm për “angazhim” në kapjen e grabitësve sa më parë.

Reagim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit

Lidhur me disa publikime në media ditën e sotme, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas, grupi i posaçëm hetimor deklaron se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta.

Duke përfituar nga ky komunikim me mediat dhe publikun, gatantojmë qytetarët se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjenci të tjera ligj zbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

Çdo qytetar që ka informacion që beson se ndihmon hetimin, mund të telefonojë falas në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart