Grabitja e Rinasit, Gjykata jep dënimet për autorët - Gazeta Express
string(50) "grabitja-e-rinasit-gjykata-jep-denimet-per-autoret"

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 15:32

Grabitja e Rinasit, Gjykata jep dënimet për autorët

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 15:32

Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimet për dënimin e të akuzuarve si pjesë e grupit kriminal që ka realizuar grabitjen në Rinas në prill të vitit 2019.

Klement Çala është dënuar me 20 vite burg

Lexo Edhe:

Eldi Çala është dënuar me 17 vjet burg.

Oltian Veseli është dënuar me 17 vite burg.

Saimir Çela është dënuar me 17 vite burg.

Elton Pikli është dënuar me 17 vjet burg.

Alkond Bengasi është dënuar me 17 vjet burg.

Sipas gjykatës, të gjithë duhet ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Si ndodhi ngjarja?

Në 9 prill 2019 Admir Murataj, që u konsiderua nga Prokuroria si “koka” e grabitjes, me anë të një furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor”, u fut në aeroport dhe bashkë me të paktën 3 persona të tjerë, morën në momentin që po ngarkoheshin në avion 7 thasë me para. 

Dy vëllezërit nga Elbasani Klement dhe Eldi Çala u arrestuan në mars 2020 në një vilë në Qerret, të dyshuar si autorë dhe drejtues të grupit të grabitësve të blindave me para në Rinas. Klement Çala ishte në kërkim si person i dyshuar për të gjitha grabitjet në aksin Tiranë-Kashar-Rinas.

I dyshuar për këtë ngjarje është edhe i shumëkërkuari Talo Çela, por çështja në ngarkim të tij është ndarë pasi vazhdon që të jetë në kërkim nga autoritetet.

Edhe pse kanë kaluar 3 vite që nga kjo ngjarje nga ana e grupit të hetimit nuk janë mundur që të gjenden paratë që janë grabitur. Gjatë arrestimit të të dyshuarve është gjetur një sasi shumë e vogël parash, që janë krahasuar me numrin e serive të parave të humbura nga bankat e nivelit të dytë.

/Gazeta Express