Grabitja në Itali përfundon në tragjedi, shqiptari vdes 3 ditë pasi ra nga çatia e magazinës - Gazeta Express
string(91) "grabitja-ne-itali-perfundon-ne-tragjedi-shqiptari-vdes-3-dite-pasi-ra-nga-catia-e-magazines"

Grabitja në Itali përfundon në tragjedi, shqiptari vdes 3 ditë pasi ra nga çatia e magazinës

Lajme

Gazeta Express

07/12/2021 11:00

Një shqiptar në Itali ka vdekur tri ditë pasi ra nga një lartësi prej 6 metrash  teksa po futej për të vjedhur në një magazinë me materiale lëkure.

Ai ka vdekur ditën e djeshme në spital në Careggi  pas plagëve të rënda që pësoi në kokë si pasojë e rënies nga lartësia.

Lexo Edhe:

Viktima e moshës 35-vjeç u rrëzua bashkë me bashkëpunëtorin e tij por ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.

Të dy ata ranë nga çatia e magazinës industriale në San Donnino nga ku shikonin terrenin dhe më pas u jepnin sinjalin bashkëpunëtorëve të tyre që prisnin për të vepruar,

Ata i dërguan në spital me makinë dhe u larguan me shpejtësi dhe tani policia po punon për kapjen e tyre. m.v/Abcnews.al