Gra shtatzëna dhe fëmijë të mitur janë prekur me koronavirus në Shqipëri - Gazeta Express
string(72) "gra-shtatzena-dhe-femije-te-mitur-jane-prekur-me-koronavirus-ne-shqiperi"

Gra shtatzëna dhe fëmijë të mitur janë prekur me koronavirus në Shqipëri

Gazeta Express

07/04/2020 13:57

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive dhe Epidemiologjisë Silva Bino, është shprehur se në Shqipëri ka patur edhe gra shtatzëna e fëmijë të prekur nga koronavirusi.

Në përgjigje të interesit të medias, Bino theksoi se gratë shtatzëna dhe fëmijët e mitur, nuk kanë patur komplikacione në shëndet, por kanë paraqitur shenja relativisht të lehta të sëmundjes.

Lexo Edhe:

Ka pasur gra shtatzëna të infektuara?

Kemi pasur gra shtatzëna me Covid dhe gjendja e tyre ka qenë e mirë, nuk kemi parë forma të rënda e të mesme të sëmundjes, kanë qenë forma të lehta.

Po femijë?

Kemi pasur femijë të prekur, me forma të lehta dhe asimptomatike dhe janë gjurmuar si persona kontakti dhe jo si shenja të sëmundjes dhe kemi të shëruar.

Flitet për një test të ri që do aplikohet?

Do aplikohet një test i ri në ndihmë të diagnozes qe është një test i ri që ndihmon diagnozën e sëmundjes, për sa i takon matjes së imunitetit në popullatë, kjo do planifikohet dhe do kryhet sapo teste të tilla të jenë gati.