Gostivari me rrethinë pesë orë pa ujë të pijshëm


Gazeta Express
16 Qershor 2019 11:05

Konsumatorët e kyçur në ujësjellësin e qytetit në Gostivar sot do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, përcjellë KOHA.

Nga NP “Komunalec” informuan se ndërprerja është paraparë në periudhë prej orës 7:00 deri në orën 12:00 dhe gjatë kësaj kohe nuk do të ketë ujë në qytet dhe lagjet përreth të cilat furnizohen nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit.

Ndërprerja prej pesë orësh është paraparë për shkak të zbatimit të kyçësit në linjën e re të ujësjellësit me pengues F-500 në afërsi të fabrikës së mëparshme “Silika”. (

Te fundit


Kthehu lart