Gorani: Nëse i hyjmë letrave, sipas serbëve, krejt Dukagjini është Metohi, tokë e kishave - Gazeta Express
string(85) "gorani-nese-i-hyjme-letrave-sipas-serbeve-krejt-dukagjini-eshte-metohi-toke-e-kishave"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2022 22:20

Gorani: Nëse i hyjmë letrave, sipas serbëve, krejt Dukagjini është Metohi, tokë e kishave

Lajme

Gazeta Express

26/05/2022 22:20

Gazetari Dukagjin Gorani ka komentuar çështjen e vendimit të Gjykatës së Kushtetutës për tokat rreth manastirit të Deçanit.

Gorani ka shtuar se vendimi duhet të zbatohet, teksa i është futur edhe etimologjisë së emrit të rajonit të Dukagjinit.  

Lexo Edhe:

“E shoh që njerëzit nuk e kanë të qartë se në çfarë parime është themeluar shteti i tyre. Blerimi e përmendi trashëgiminë bizantine. Nëse iu hijmë letrave, ajo që ne i themi Dukagjin sikur rajon, serbët i thonë Metohi. E kjo përkthehet sikur tokë e kishave. Pra krejt ajo që quajmë Dukagjin, me Pejë, Gjakovë e Klinë, është tokë e manastirit”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

Tutje ai shton se me vendime të gjykatës janë pushkatuar njerëz, andaj ato nuk duhet të kontestohen.

“Nuk jam ekspert juridik. Po mundohem vetëm me analizu nga një këndvështrim i imazhit politik që ne si shoqëri e imitojmë për veti kur sillemi kësisoj. Pas vendimeve të gjykatave, njerëzit edhe pushkatohen. Një vendim i gjykatës, në vende që lejojnë dënimin me vdekje, njerëzit që dënohen me vdekje vdesin. Mund të ketë qenë edhe vendim i gabuar. Që ka ndodhur.“, përfundoi ai. /Gazeta Express/