Google Translate, një nga shërbimet e pakta të mbetura që gjiganti amerikan i teknologjisë e kishte bërë të disponueshëm në Kinë, më nuk do të jetë në këtë vend, duke shënuar tërheqjen e fundit nga tregu më i madh botëror i internetit.
Aplikacioni nuk ka qenë i përdorshëm për përdoruesit kinezë që nga e shtuna.
Ata janë ridrejtuar në një skedar të përgjithshëm të kërkimit, me një njoftim ku përdoruesve u kërkohet që ta ruajnë ueb-faqen e shërbimit në Hong Kong, e cila gjithashtu nuk është e akseseueshme nga pjesa qendrore e Kinës, raportojnë mediet kineze.
Funksioni i brendshëm i përkthimit në shfletuesin e Google Chrome është bërë gjithashtu i padisponueshëm në këtë vend, kjo sipas disa posteve të përdoruesve në një rrjet social kinez.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...