“Google Maps” ia vendosi stadiumit serb emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, çarten serbët e rusët - Gazeta Express
string(93) "google-maps-ia-vendosi-stadiumit-serb-emrin-gjergj-kastrioti-skenderbeu-carten-serbet-e-ruset"

“Google Maps” ia vendosi stadiumit serb emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, çarten serbët e rusët

Futboll

Gazeta Express

25/12/2020 14:11

“Provokim apo gabim”, ishte titulli i shkrimit të gazetës Blic, një prej mediave serbe qe reagoi ashpër ndaj Google Maps, që i vendoste emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu një stadiumi në qytetin e Kraljevës.

Lexo Edhe:

Qytetarët e kësaj zone, që vizituan aplikacionin protestuan me zemërim në rrjetet sociale për shkak se rezulton që Stadiumi i Atletikës pranë Ibrit, në qendrën e qytetit, mban aty një emër shqiptar, thuhet në artikull.

Teksa të gjitha ndërtesat rreth e rrotull kanë shkrime në serbisht, Google Maps e shënon stadiumin në shqip, si “Stadiumi Gjergj Kastriot Skënderbeu”, luftëtari që u përball me pushtuesit osmanë dhe që shqiptarët e konsiderojnë hero kombëtar, thotë gazeta.

“Nuk e dimë nëse ky ishte një sulm hakerësh, apo një provokim, por ndërkohë tregoi injorancë shumë të madhe”, vazhdon ajo, duke përcjellë disa mesazhe të ndjekësve në rrjetet sociale që shkruanin:

Ndërsa polemikën e publikoi edhe media ruse, Sputnik.