Goli magjik i Costas që ia siguroi Juventusit kalimin në 1/8 e finales në Champions


Gazeta Express
7 Nëntor 2019 10:30

Douglas Costa me një moment magjik ia siguroi Juventusit kalimin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, duke shënuar një supergol individual në kohën shtesë kundër Lokomotiv Moscow.

Skuadra e Maurizio Sarrit udhëtoi drejt Moskës duke qenë e vetëdijshme se një fitore kundër klubit rus do t’ia garantonte një vend në mesin e 16 ekipeve më të mira në garën më prestigjioze evropiane për klube, shkruan Gazeta Express.

Juve vuajti për ta arritur kualifikimin tutje dy xhiro para se të kompletohen ndeshjet e fazës grupore dhe iu fal një momenti magjik të anësorit brazilian.

Costa, i cili u fut në ndeshje në vend të Sami Khediras njëzet minuta para fundit, i kaloi disa lojtarë të Lokomotivës para se të shënonte në minutën e 93-të, për ta dërguar Juven në mesin e 16 ekipeve më të mira.

Ai kombinoi me Gonzalo Higuainin, para se t’i kalonte tre mbrojtës të ekipit vendas me një shpejtësi rrufe dhe ta kalonte topin mes këmbëve të portierit. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart