Federata e Golfit e Kosovës është shumë afër pranimit ndërkombërarisht.
Njëra prej Federatave më të reja sportive në vend e ka dhënë lajmin e madh përmes faqes së vetë zyrtare, përmes së cilës ka zbuluar se e ka pranuar aplikacionin zyrtar nga Federata Botërore e Golfit, shkruan “Gazeta Express”.

Me këtë rast, Federata kosovare pritet të bëhet anëtarja më e re e familjes së madhe botërore të golfit.
Ky sport nuk është dhe aq i masivizuar dhe i njohur në Kosovë, por drejtuesit e Federatës së Golfit po mundohen të krijojnë kushte që të përhapet dhe të bëhet i popullarizuar ky sport edhe në vendin tonë. /Gazeta Express/
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...