Golf 2 pothuajse i ri, 30 mijë kilometra për tri vjet - Gazeta Express
string(52) "golf-2-pothuajse-i-ri-30-mije-kilometra-per-tri-vjet"

Golf 2 pothuajse i ri, 30 mijë kilometra për tri vjet

AutoTech

Gazeta Express

17/01/2022 22:53

Golf 2-shi nuk është i popullarizuar vetëm në vendin tonë.Së fundmi, në Gjermani është shitur një Volkswagen Golf II shumë i ruajtur.

Ai është prodhuar në vitin 1989 dhe që nga atëherë i ka të kaluara vetëm 30,874 kilometra.

Lexo Edhe:

Pronari i këtij Golfi nga qyteti Morlenbach, Gjermani, ka sqaruar se pronari i mëparshëm ka qenë një i moshuar i lindur më 1929 i cili veturën e ka servisuar rregullisht dhe nuk e ka vozitur asnjëherë gjatë dimrit.

Ky Golf 2-sh është shumë i ruajtur dhe ka goma origjinale, nuk ka ndonjë gërvishtje në eksterier e aspak ndryshk.

Po ashtu, edhe interieri është shumë i ruajtur, nuk ka asnjë dëmtimGjithashtu, këtë Golf 2-sh 30-vjeçar e bën më të vlefshëm paketa GL që e ka, ndërsa nën kofano ka motorin benzinë 1.8-litër me kapacitet prej 90 kuajfuqi në kombinim me marshin manual me 5 shpejtësi.