Gold Ag falënderon mjekët për kujdesin gjatë lindjes së djalit - Gazeta Express
string(62) "gold-ag-falenderon-mjeket-per-kujdesin-gjate-lindjes-se-djalit"

Rozë

Gazeta Express

30/11/2020 14:44

Gold Ag falënderon mjekët për kujdesin gjatë lindjes së djalit

Rozë

Gazeta Express

30/11/2020 14:44

Reperi Gold Ag ka bërë të ditur me datën 28 nëntor se ka lindur djali i tij të cilin e kanë quajtur Gueril, raporton Gazeta Express.

Sot ndërkaq, reperi Arian Agushi njoftoi se djalin e tij e kanë dërguar në shtëpi, e gruan e tij e kaën pritur me lule.

Lexo Edhe:

Ajo se cka bie në sy është se për lindjen e Guerlit është kujdesur deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Ai e ka falenderuar deputeten Kadrijaj që është përkujdesur për djalin dhe gruan e tij.

“Faleminderit shumë doktor Selman Demolli për respektin e kujdesin e lindjes, faleminderit nga zemra motër e nderume Time Kadrijaj për angazhimin tënd dhe kujdesin për nusen e djalin.Mos e harrofsha asnjë të mirë nga ju e për të mira ua kthefsha.Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë.Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe”, ka shkruar ai.

Deputetja Time Kadrijaj është gjinekologe me profesion./GazetaExpress/