Gol të tillë moti s’keni parë, çfarë gëzimi nga Milot Rashica - Gazeta Express
string(59) "gol-te-tille-moti-skeni-pare-cfare-gezimi-nga-milot-rashica"

Gazeta Express

06/07/2020 20:53

Gol të tillë moti s’keni parë, çfarë gëzimi nga Milot Rashica

Gazeta Express

06/07/2020 20:53

Werder Bremen ka kaluar në epërsi kundër FC Heidenheim 1846 dhe po fiton 0-1.

Vendasit u befasuan me të filluar ndeshja, në minutën e tretë.

Lexo Edhe:

Ai që i befasoi ishte lojtari i tyre, Norman Theuerkauf, që gabimisht e dërgoi topin në rrjetin e tij, duke shënuar një ndër autogolat më të bukur të sezonit.

Autogola shënohen shpesh në çdo ndeshje, ama ai që realizoi Theuerkauf, s’ka asnjë dyshim se do të jetë një ndër më të mirët e sezonit, fatkeqësisht për të, pasi skuadra e tij po humb tani 0-1 dhe mund të mbetet në Bundesliga 2.

Se sa i rëndësishëm është ky gol për Werder Bremenin, e tregon edhe reagimi i Milot Rashicës, raporton Gazeta Express.

Nëse kështu kryhet ndeshja, pasi që takimi i parë është mbyllur 0-0, atëherë Werder Bremen do të sigurojë qëndrimin në Bundesliga për sezonin 2020/21. /Gazeta Express/