Goditet me thikë, 22 vjeçari nga Vlora me urgjencë në spital - Gazeta Express
string(59) "goditet-me-thike-22-vjecari-nga-vlora-me-urgjence-ne-spital"

Goditet me thikë, 22 vjeçari nga Vlora me urgjencë në spital

Gazeta Express

26/05/2020 23:31

Një i ri në Vlorë është plagosur me thikë këto orë të vona të natës. Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë dhe mësohet se djali i plagosur është i moshës 22 vjeçare.

I riu është dërguar në spitalin e Vlorës, teksa mbetet ende mister shkaku i ngjarjes. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë bërë sherr me të riun dhe njëri prej tyre e ka plagosur në këmbë me thikë.

Lexo Edhe:

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e krimit./Express