Goditet ne Greqi nje bande shqiptaresh qe vidhnin skafe. Operacioni i policise greke eshte zhvilluar ne ne Patra, Agrinjo, Astako dhe Ksiromero Aitiloakarnania.
Sipas policise, ne pranga jane vene 8 shtetas shqiptare, 4 meshkuj dhe 4 femra. Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal dyshohet per 10 vjedhje dhe 2 tentativa vjedhje skafesh, 21 vjedhje motora skafesh, 3 vjedhje magazinash, 2 vjedhje trailer transporti skafesh, 4 vjedhje neper automjete, 8 vjedhje kafshesh me ne total 55 qengja.
Sendet e vjedhura grupi kriminal i conte ne Shqiperi duke i kaluar nga dogana me dokumenta te falsifikuar.
Veprimtarine e tyre e pezulloi perkohesisht situata me COVID-19, pasi kreu i grupit nuk mundi te hynte per nje periudhe nga Shqiperia ne Greqi.
Gjate kesaj periudhe nje pjese e grupit u mor me grabitje kafshesh ndersa nje pjese tjeter shfrytezonin per prostitucion nje vajze te mitur. Per kete te fundit jane ne kerkim edhe dy shtetas te tjere. SH.D