Godet me sende të forta shitësen 21 vjeçare, arrestohet agresori


Gazeta Express
19 Shtator 2019 9:57

Një 44- vjeçar u ndalua nga Policia e Elbasanit pasi ka goditur me sende të forta një 21-vjeçare, e cila ishte shitëse në një dyqan ushqimor.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit nga qytetarët për një konflikt që po ndodhte në një dyqan, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin A.C., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në një dyqan ushqimor është konfliktuar për motive të dobëta me shitësen dhe me pas e ka goditur atë me mjete të forta, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje”.

Te fundit


Kthehu lart