Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot do të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian.
Samiti mbahet nën patronatin e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.
Në samit do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht përforcimin e dimensionit parlamentar në procesin e zgjerimit.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Konjufca do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë Parlamentit Evropian dhe homologë nga rajoni.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...