Glauk Konjufca endet nëpër qytet pa maskë - Gazeta Express
string(41) "glauk-konjufca-endet-neper-qytet-pa-maske"

Glauk Konjufca endet nëpër qytet pa maskë

Gazeta Express

20/10/2020 17:46

Ish-diplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, është parë në qytet duke mos i respektuar masat anti-Covid, raporton Express

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është parë gjatë ditës së sotme duke ecur pa maskë në hapësirë publike.  

Lexo Edhe:

Lexues të Express kanë dërguar foto ku Konjufca shihet se nuk e ka vendosur maskën, derisa ishte duke ecur në rrugë.

Derisa duket se në vend se ta vendosë maskën në fytyrë, Konjufca po e mbanë atë në duar.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka gjobitur sot ish-ministrin e Arsimit, Shyqri Bytyqin, pikërisht për mosmbajtje të maskës.

Bytyqi është ndaluar në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, pasi nuk e kishte vendosur maskën.

Ndërkohë, që nga 13 korriku Qeveria e Kosovës e ka bërë të obligueshme vendosjen e maskës në të gjitha hapësirat publike.

Personat që nuk e respektojnë këtë masë dënohen me 35 euro gjobë, sipas Ligjit në fuqi për parandalimin dhe luftimin e COVID-19. /GazetaExpress/