Në një njoftim për media, Galeria Kombëtare e Kosovës ka bërë e dije se do të shtyjë deri më 25 qershor rinisjen e aktiviteteve të saj
Shtyrja bëhet për shkak se brenda stafit të GKK-së tashmë ka dy raste aktive me COVID-19. Sipas rekomandimit të IKSHP, hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës do të qëndrojnë mbyllur për stafin administrativ dhe teknik si dhe për vizitorë derisa të përfundojë periudha e izolimit preventiv.
Njoftimi i plotë i GKK-së:
Të nderuar vizitorë artdashës dhe miq të GKK,
Meqë në stafin e GKK I kemi tanimë dy raste aktive me COVID-19, sipas rekomandimit të IKSHP, hapësirat tona qëndrojnë mbyllur për stafin administrativ dhe teknik si dhe për vizitorë derisa të përfundojë periudha e izolimit preventiv, në fund të kësaj jave. Për këtë arsye, hapja e ekspozitës “Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit” nga AAVK shtyhet edhe për një javë dhe hapet për vizitorë te enjten e ardhshme, 25 Qershor. Ju dëshirojmë shëndet, me shpresë se së bashku do ta kalojmë krizën!
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...