Gjyshja më e fortë në botë, kështu i mbijeton plaçkitjes


Gazeta Express
19 Shtator 2019 10:42

Një pensioniste 81-vjeçare ka luftuar kundër një grabitëseje në një bankomat. Momenti është kapur në video.

 Doreen Jones ishte në një bankomat në Blackheath të Britanisë së Madhe, kur ajo u ndërpre së kryeri transaksion nga një grua prapa saj.

Gruaja 81-vjeçe u prek në shpatull nga gruaja, e cila më pas tentoi t’ia merrte kartelën bankare.

Por, kjo gjë rezultoi në dështim, pasi që gruaja luftoi me të gjitha forcat për të mos ia lënë paratë. Siç bëjnë të ditur mediet britanike, ajo vazhdimisht kishte thënë se “kam punuar fort për këto para”.

Megjithëse, grabitësja kishte ikur pa marrë asgjë, gjyshja ka pësuar dy sulme në zemër dhe ankth kur ka vizituar rrugën e njëjtë.

Ndiqini pamjet të siguruara nga kamerat e sigurisë të qytetit.

Te fundit


Kthehu lart