Gjyshja 92-vjeçare kërkon t’i vënë prangat, do të habiteni kur të mësoni pse


Gazeta Express
25 Qershor 2019 23:59

Një gjyshe 92-vjeçare “donte të dinte se çfarë do të thoshte të jesh e keqe” është arrestuar me kërkesën e saj nga policia në Mançester të Britanisë së Madhe.

Josie Birds tha se donte të ndjente krahun e kundërt të ligjit, pasi ajo kishte qenë e mirë gjatë gjithë jetës së saj. Ajo u arrestua nga dy oficerë të shtunën, megjithëse mbesa e saj Pam Smith tha se ata “e kaluan vijën e kuqe” kur e futën në qeli.

Në vend të kësaj, ajo tha se 92-vjeçarja ishte marrë në pyetje “rigorozisht” para se t’i jepej çaj dhe tortë.

Zonja Smith tha se gjyshja e saj – e cila ka gjashtë vajza, 20 nipër e mbesa, 28 stërnipa dhe dy stërmbesa, është akuzuar për vjedhje nga oficerët.

“Ata e akuzuan atë për plaçkitje të një supermarketi Co-op dhe përgjigja e saj ishte: “Unë nuk bëj Pazar më në Co-op”.

Ajo tha se znj. Birds kishte folur gjatë gjithë ditës të dielën për këtë eksperiencë dhe është ende e ngazëllyer për përvojën e saj.

Te fundit


Kthehu lart