“Gjyshi i futbollit”, portieri 58 vjeçar po i mahnit të gjithë me pritjet e tij - Gazeta Express
string(76) "gjyshi-i-futbollit-portieri-58-vjecar-po-i-mahnit-te-gjithe-me-pritjet-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

09/02/2023 13:38

“Gjyshi i futbollit”, portieri 58 vjeçar po i mahnit të gjithë me pritjet e tij

Futboll

Gazeta Express

09/02/2023 13:38

Me pritjet e tij është bërë njeriu kopertinë i javës.

Do të ishte e paimagjinueshme për krejt klubet e futbollit që pozitën më të ndjeshme t’ia besojnë një “plaku”.

Lexo Edhe:

Por, Salvatore Nastasi i ka thyer krejt tabutë dhe po i mahnit me pritjet e tij, përkundër faktit se është 58 vjeç dhe muajin tjetër (24 mars) do t’i mbushë 59.

Ai po mbron me sukses në ekipin Torregrotta, i cili garon në Grupin D të Parmës në kategorinë siciliane, shkruan “Gazeta Express”.

Në fundjavë ai u bë protagonist me disa pritje të jashtëzakonshme në duel me ekipin Citta di Galati.

Pasi mungoi portieri titullar, 25 vjeçari Alessandro Maceri (i diskualifikuar), trajneri Peppe Borelli ua besoi portën “Rossoblu” duarve eksperte të Nastasit.

I lindur në San Pier Niceto, por që, qe disa vite banon në San Filippo del Mela, ai e ka një karrierë të gjatë në shpatullat e tij me fanellat e ekipeve si, San Pier Niceto, Sir, Roccese e Monforte.

Dhe, veterani i portës nuk e dëshpëroi trajnerin e tij, që ia dha besimin.

“Zbavitem duke luajtur me djelmoshat që mund të jenë fëmijët e mi. Kur mbërrijmë në stërvitje më përshëndesin duke më thënë: ‘tung gjysh’. Në fakt edhe jam gjysh pasi i kam tre nipër e mbesa të bukur. Jam i lumtur që bëj pjesë në këtë grup të mrekullueshëm dhe derisa ta kem forcën dhe dëshirën që të zbavitem, do ta bëj këtë. Me Torregrottan e kam fituar kampionatin e kategorisë së tretë dhe të dytë.”, theksoi ai.

Kundër Citta di Galati, përpos që ishte protagonist me pritje bravoroze, ai e priti edhe penalltinë e Parafioritit, shkruan “Gazeta Express”.

Pasi u mbyll pjesa e parë me dy gola disavantazh, çka iu tha ai shokëve të skuadrës?

“Pas përfundimit të pjesës së parë u mundova t’i inkuroja shokët e skuadrës, të gjithë lojtarët që jam duke i parë duke u rritur. I binda që përkundër mungesave të shumta për shkak të lëndimeve dhe suspendimeve, dhe pavarësisht se i pësuam dy gola, mund ta kthenim rezultatin dhe kështu ndodhi. Jam i lumtur për këtë rezultat, nuk ishte e thjeshtë. Përpos penalltisë, pritja e goditjes me kokë të Parafioritit, ishte po aq e rëndësishme pasi rezultati do të shkonte 0:3. Kjo ishte vendimtare”, u shpreh tutje ai.

Veterani i portës thotë se është gjithmonë në dispozicion të trajnerit dhe se e respekton çdo vendim të tij, duke e pritur radhën e tij… /Gazeta Express/