Gjyqtarja Enkeleda Hoxha shoqërohet në KLGJ, në pritje të vendimit që do merret - Gazeta Express
string(78) "gjyqtarja-enkeleda-hoxha-shoqerohet-ne-klgj-ne-pritje-te-vendimit-qe-do-merret"

Gjyqtarja Enkeleda Hoxha shoqërohet në KLGJ, në pritje të vendimit që do merret

Shqiperi

Gazeta Express

04/03/2021 10:03

Gjyqtarja e Krujës Enkeleida Hoxha, e arrestuar me urdhër të SPAK pasi dyshohet se lironte nga burgu kundrejt parave persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, është shoqëruar mëngjesin e sotëm në ambientet e KLGJ.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, ka kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) që gjyqtarja e Krujës të shkarkohet nga detyra, për shkak se është kapur në afera të rënda dhe kompromenton besimin e publikut te drejtësia.

Të enjten e kaluar është mbajtur seanca e parë në KLGJ, e drejtuar nga nënkryetari Maks Qoku, por ajo është shtyrë për sot në mënyrë që gjyqtarja Hoxha të ishte vetë e pranishme në seancë.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se, gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore, ku kësaj here do t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit i dënuar për vrasje.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjithashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.