Një gjyqtar i Kupës së Botës nga Somalia është detyruar të largohet nga Shtetet e Bashkuara pasi autoritetet amerikane i refuzuan hyrjen në vend vetëm pak ditë para nisjes së turneut. Omar Artan mbërriti në Miami nga Stambolli gjatë fundjavës, por pas kontrollit kufitar u shpall i papranueshëm për hyrje.
Sipas Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së, vendimi u mor për shkak të “shqetësimeve të verifikimit”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Rasti vjen në një kohë kur Somalia është ndër vendet që i nënshtrohen kontrolleve të shtuara ose kufizimeve të udhëtimit sipas politikave të administratës së presidentit Donald Trump.
FIFA konfirmoi se ishte informuar për vendimin dhe bëri të ditur se statusi i gjyqtarit nuk do të ndryshojë për momentin. Ngjarja ka ngritur shqetësime për ndikimin e politikave amerikane të emigracionit në organizimin e Kupës së Botës, ndërsa SHBA po përgatitet të presë ndeshje në disa qytete të vendit.
Kompania Frutex, pas ftesës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë lidhur me mundësitë e furnizimit...