Enea Jorgji ka hyrë në histori si arbitri i parë shqiptar që gjykon një ndeshje në fazën e grupeve të Champions League-s.
Por debutimi i tij në ajkën e futbollit europian ka sjellë edhe polemika. Jorgji ka gjykuar ndeshjen mes Young Boys-it dhe Leipzig-ut, që përfundoi me shifrat 1-3 për gjermanët.
Në kohën kur shifrat ishin në baraspeshë 1-1, Xavi Simonsi është rrëzuar në zonë dhe ka kërkuar penallti. Jorgji ka shkuar ta shohë rastin në monitorin e VAR-it dhe në fund ka vendosur të mos akordojë penallti.
O árbitro Enea Jorgji NÃO marcou esse pênalti em cima de Xavi Simons e, após conferir o VAR, assinalou falta DO Xavi Simons no goleiro. 👇🏻
Concorda?!pic.twitter.com/HjGQXMmG9I— 𝐁𝐮𝐧𝐝𝐞𝐬𝐥𝐞𝐚𝐠𝐮𝐞 𝐈𝐧𝐬𝐢𝐝𝐞𝐫 🇩🇪🇧🇷 (@BundesInsider) September 19, 2023
Një vendim që ka hapur debat në rrjet, por që fatmirësisht për Enea Jorgjin, nuk ka ndikuar në rezultatin përfundimtar, pasi Leipzig-u arriti të dilte me tre pikët pas vërshëllimës përfundimtare./Sport Ekspres