“Gjyqtarët dhe prokurorët që na dënuan dolën të korruptuar nga vettingu, kërkojmë amnisti”


Gazeta Express
11 Shtator 2019 13:52

Ditën e sotme zbardhet një letër e 40 të burgosur që po vuajnë dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrel drejtuar ministrisë së Drejtësisë.

Ata kërkojnë amnisti për të dënuarit deri në tre vite.

Sipas tyre për të njëjtën vepër disa kanë dalë për 24 orë e të tjerë kanë  bërë vetëm 20 ditë burg.

“Ne të dënuarit e burgut të Burrelit kërkojmë një amnisti gjithëpërfshirëse 3 vjet. Janë dhënë dënime kapitale për hallexhinjtë, ndërsa biznesmenët dhe ata që kanë para e ata që kanë mbështetjen e pushtetit dalin për 24 orë deri në 20 ditë burg.

Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve që na kanë dënuar kanë dalë të korruptuar nga vetting-u. Shpresa jonë e fundit është vetëm tek amnistia sepse gjykatat nuk na japin të drejtat tona që na takojnë, dënim me kusht ose shërbim prove”, shkruhet në letrën e firmosur nga 40 të dënuar.

Te fundit


Kthehu lart