Gjyqi ndaj grupit të Emiljano Shullazit, kërkohet përjashtimi i trupës gjykuese: Cënohet rëndë paanshmëria


Gazeta Express
24 Maj 2019 15:57

Një ditë pas seancës qe u zhvillua mes debatesh, Emiljano Shullazi dhe 4 të pandehurit e tjerë, dorëzuan sot kërkesën për përjashtim të trupi gjykues i përbërë nga Saida Dollani, Albana Boksi dhe Valdete Hoxha.

Duke iu referuar vendimmarrjeve në seancën e djeshme, të cilat konsiderohen si në shkelje të ligjit dhe procedurës, grupi kërkon përjashtimin e Dollanit dhe pjesës tjetër të trupës.

Seanca e radhës për këtë grup do të mbahet në 6 qershor, ndërsa nëse pranohet kërkesa e të pandehurve, do të jetë KLGJ, që do ti duhet të caktojë një trup tjetër.

Procesi në Apel ndaj Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, nisi që në 21 janar të këtij viti, por teksa kanë kaluar 5 muaj ende nuk është hapur shqyrtimi gjyqësor i çështjes. Shkak për shtyrjet, herë është bërë mungesa e avokatëve dhe herë mosformimi i trupit gjykues, kjo për shkak të largimit dhe dorëheqjes së gjyqtarëve për konflikt interesi

Në kërkesën për përjashtim, të pandehurit pretendojnë se trupa gjykuese cenon paanshmërinë e procesit. “Është e qarte se ne rastin konkret ky trup gjykues cenon rende paanshmërinë dhe objektivitetin e gjykimit, ne zbatim te drejte te dispozitave te neneve te lartpërmendura dhe për pasoje, çdo vendimmarrje e gjykatës, do te përbente cenim te plote te parimit për një gjykim te drejte dhe te paanshëm si dhe te procesit te rregullt ligjor.

Ne rrethanat sipërpërmendura, i kërkojmë gjykatës qe te vendose: Përjashtimin e trupës gjykuese te përberë nga znj.Saida Dollani, znj.Albana Boksi dhe znj.Valdete Hoxha nga gjykimi i çështjes penale ne ngarkim te Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela”, shkruhet në kërkesën për përjashtim.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart