Gjykatësi shqiptar u zgjodh kryetar i Gjykatës Supreme në Maqedoni


load
Gazeta Express
10 Shtator 2019 17:50

Gjykatësi suprem, Faik Arsllani, është shqiptari i parë i cili është zgjedhur për ushtrues detyre kryetar i Gjykatës Supreme, pas shkarkimit të kryetarit Jovo Vangellovski. Në seancën e sotme,

Pas dy vitesh tentime të pasuksesshme, sot Këshilli Gjyqësor e ka shkarkuar Vangellovskin edhe nga funksioni gjykatës. Shkarkimi i Vangellovskit është propozuar së bashku me dy gjyqtarë të tjerë suprem, të cilët së bashku i mbivotuan dy kolegë në këshillin penal të Gjykatës Supreme, me çka ia hoqën paraburgimin Sead Koçanit, i cili atëherë ishte i arratisur.

Ndryshe, opinioni e dëgjoi Vangellovskin në bombat duke kurdisur një lëndë gjyqësore me ish-ministrin Mile Janakieski, pastaj në diskutimin e një zyrtari të qeverisë me bashkëbisedues ku shpalosin momente komprometuese për të.

Në një raport të veçantë e ka theksuar edhe prokurorja speciale Katica Janeva si gjykatës, kryetari i gjykatës më të lartë, i cili kryen ndikime partiake dhe direktiva, por deri më sot, ai nuk ka dhënë dorëheqje.

Te fundit


Kthehu lart